INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risia e re për përdoruesit e Iphone

Risia e re për përdoruesit e Iphone

Publikuar më: 18:46 07-04-2016

Përdoruesit e iPhone së shpejti mund të kenë mundësi të fshehin aplikacionet bazë përgjithmonë nëpërmjet një kodi. 32 aplikacionet, mes të cilave dhe aplikacionet "apple watch", "stocks" dhe "compass, aktualisht nuk mund të fshihen sepse drejtori ekzekutiv Tim Cook pati thënë që nëqoftëse ato fshihen pajisja do bëhej e papërdorshme sepse disa prej tyre janë të lidhura me programet e tjera bazë. Për shembull, fshirja e Apple Maps mund të prishë aftësinë e Siri-t për të dhënë drejtime të sakta, dhe heqja e programit të telefonisë mund të të lërë në pamundësi për të kryer telefonata. 

Apple mesa duket ka vendosur çelësa në kodet e iTunes duke dhënë mundësinë e fshehjes së programeve në vend që thjesht t'i fusim nëpër dosje që s'i përdorim. Rreshtat e kodit lexojnë "isFirstParty" dhe "isFirstPartyHideableApp" dhe aktualisht janë të vendosura  "gabim" sipas AppAdvice. Kompania do ta mbajë konferencën vjetore botërore të programuesve në Qershor, ku besohet që do shpallen softëaret e rinj iOS dhe OS X, që do të thotë që do na duhet të presim disa muaj para se ti aktivizojmë keto çelësa. Cook ka thënë "E kuptoj që disa njerez duan ta bëjnë këtë gjë, dhe është diçka që po studiojmë." "Do ta gjejmë një mënyrë që ju të mund t'i fshini ato.... Ne nuk është se duam të zëmë gjithë vendin në celularin tuaj, ne nuk e kemi atë motiv. Ne duam që ju thjesht të jeni të lumtur." Shtoi ai. 

Përditësimi më i fundit i softwareve për iPhone dhe iPad, iOS 9.3 doli muajin që kaloi. IOS 10 me shumë mundësi do të shpallet në qershor bashkë me OS X 10.12. Përditësimi i ri i Mac pritet të ketë integrim të Sirit për herë të parë, duke i lejuar përdoruesit të bëjnë kërkime me specifikë dhe të navigojnë në sistem duke përdorur gjuhë të personalizuara. 

Article Logic
Execution time: 0.0045120716094971