Portali E-albania ka mbajtur një aktivitet në lidhje me promovimin e turizmit dhe përmes një konkursi, ku u shpallën dhe tre fitues. Duke përfituar nga takimi Drejtoresha e portalit ka folur dhe për risitë e vitit në favor të qytetarëve, pasi dhjetra shërbime ata i marrin online.
“29 dokumeta tani qytetarët i marrin online dhe shkurtohet kohë dhe kosto,” tha ajo.
Ndërsa një tjetër përfaqësuese e portalit foli për konkusin, që zhvillon fantazinë e të rinjve dhe që promovon vlerat e vendit tonë.
Fituesi i vendit të parë të konkursit është Ardit Hajdini, që u përfaqësua me një foto nga Razama e Shkodrës.