INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risitë e Vodafone në Panairin e Librit [VIDEO]

Risitë e Vodafone në Panairin e Librit [VIDEO]

Publikuar më: 17:20 10-11-2016

Vjoleta Volumi është një ish mësuese në pension.

Ajo është e para shqiptare që falë pasionit për librin ka mundur të sjellë një risin atë të librit dixhital të formës audio. Ish mësuesja sapo doli në pension u përball dhe me sëmundjen e kancerit e pasioni për librin ja bëri dhembjet më të lehta. Vjoleta u mbështejet nga Vodafon dhe tashmë librat mund të dëgjohen nga çdokush dhe kudo.

Këtë risi Vodafon e ka sjellë ne Edicionin e 19 të Panairit të Librit dhe përfaqësuesja Anisa Katanja thekson se aplikacioni Vodafon Books shkarkohet shumë lehtë në telefon dhe mund të përdoren nga të moshuar, fëmijë dhe persona me aftësi ndryshe. Një vit pas prezantimit të kësaj nisme sociale Vodafon numëron mbi 7500 shkarkime të qindra librave të letërsisë shqiptare dhe asaj të huaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037658214569092