INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Lati tregon për herë të parë këtë detaj për lidhjen e Rozës me Stinen [FOTO]

Rita Lati tregon për herë të parë këtë detaj për lidhjen e Rozës me Stinen [FOTO]

Publikuar më: 14:12 12-03-2018

Roza Lati është përfolur shpesh për lidhjen e dashurisë që ka patur me këngëtarin Stine.

Madje edhe deri vonë, ish çifti simatik, vazhdohej të përfliteshin sërish bashkë. Ndërsa sot, pasi lidhja e tyre ka përfunduar, mamaja e Rozës, aktorja e humorit Rita Lati e përmendi ish partnerin e vajzës gjatë intervistës që ajo zhvilloi me të bijën si e ftuara në emisionin e saj. Gjatë bisedës në retrospektivë, Roza e pyeti edhe për adoleshencën e saj dhe për lidhjen me Stinen.

‘Flasim pak për adoleshencën e vajzës tënde. Si nuk më ke pëlqyer asnjë të dashur?, e pyet moderatorja.

‘Se nuk di të zgjedhësh’, ia kthen ajo.

Si e ke përjetuar faktin se Roza lidhjen e saj të parë e pati me një këngëtar? , vazhdoi ajo.

‘Thashë edhe një çikë dhe do t’i dalë qejfit’. E preferonin atëherë vajzat dhe e doja shumë Nestin, djalë shumë i edukuar, familje e mrekullueshme. Por ishit shumë të rinj, shumë të vegjël kështu që mami nuk e lodhi shumë trurin për këtë pjesë. E falenderoj shumë se në atë moshën që ti kishe Nestin, shoqet kishin 100 Nesta. I jam mirënjohëse deri në fund Nestit.

Roza vazhdon bisedën me pyetjet: Çfarë mendon si mama kur shikon se vajzës tënde i është thyer zemra. Dhe përgjigjia epike e Ritës pritej: ‘Qyqja . Të keqen mami, pse të është thyer zemra ty?

fyiuyoy.png

st.jpg

auto_stine1450128393.png

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432