IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Rita Ora mbërrin në Milano...topless!

Rita Ora mbërrin në Milano...topless!

Publikuar më: 11:38 18-03-2016

Këngëtarja bukuroshe u sigurua që t’u lumturonte mbrëmjen të gjithë fansave kur ndau një foto topless të saj në Instagram.

Mbërritjen në qytetin e modës në Itali, ajo vendosi ta festojë në këtë mënyrë, ndërkohë që u shfaq me tualet në një pozë që dukej pak para gjumit. Gjithmonë duke presupozuar se Ritës i pëlqen të flerë nudo. Udhëtimi i artistes me origjinë shqiptare vjen pasi e zhyti veten në punë për albumin e saj të dytë, të cilin presim të dalë së shpejti. Ky i fundit është vonuar për shkak të luftës me ish shtëpinë e saj diskografike Roc Nation. Kompania e Jay Z nuk e priti mirë faktin se Rita doli “pak” nga kontrata, pasi duhej të realizonte 5 albume, dhe ajo ia doli të mbaronte vetëm 1 të tillë, kur nënshkroi në vitin 2008. Megjithatë, larg jetës së saj profesionale, hiret nuk e lënë asnjëherë në baltë dhe duhet thënë se bukuroshja 25 vjeçare shfaqet si gjithmonë përvëluese. Edhe kjo vlen diçka, apo jo?

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0025429725646973