Mbrëmjen e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice of Germany”.
E ftuar për të kënduar këngën e saj të fundit “Anywhere”, bukuroshja Rita u shfaq me një look krejt ndryshe nga herët e tjera.
Ajo kishte veshur një fustan të zi tejet interesant, i mbuluar nga pupla të bardha, një fustan që nuk ju ndodhë shpesh ta shikoni.
Bukuroshja me origjinë shqiptare ka shkëlqyer me performancën e saj në skenë.