Këngëtarja shqiptare Rita Ora është një ndër artistet që përveç zërit të mrekullueshëm që ka, di të tërheq vëmëndjen e duhur më stilin e veçantë dhe mënyrën se si vishet.
Rita ka bërë shumë përshtypje me pamjen e saj të jashtme mbrëmjën e kaluar, teksa ka marr pjesë në një show-n televiziv me Jimmy Kimmel, ku edhe kishte performuar hitet e saj.
Në imazhet e publikuara nga vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram, ajo shihet e veshur me pantallona me shumë ngjyrë të kombinuar me bluzën e zezë dhe xhaketë me njw dizajn të veçante.
Komente të ndryshme vijnë për artisten e njohur nga fansat e saj të cilët vazhdojnë ta mbështesin në çdo hap.