Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka performuar dje në qytetin e Londrës me rastin e disa karnavaleve që zhvilloheshin.Ajo mbante në duar flamurin kombëtar shqiptar teksa kërcente, ndërsa publiku e mirëpriti me ovacione dhe brohorima.
Videoja po qarkullon kudo në internet ndërsa Rita e dëshmoi edhe njëherë sa krenare ndihet që është shqiptare. Ajo shihet gjithashtu me një look ndryshe nga herët e tjera. Me flokët gërshet në ngjyrë lejla, Rita Ora është shumë larg pamjes së një bjondine që jemi mësuar gjithnjë ta shohim.