Rita Ora ka bërë një dalje të guximshme me look-un e saj, me gërsheta të zgjatur në të verdhë të ndritshme, syze në ngjyrë rozë dhe një kostum të zakonshëm sportiv, Adidas, teksa kishte dalë për të darkuar.
Ajo është e njohur për stilin e saj të çuditshëm dhe e ka vërtetuar këtë edhe njëherë tjetër me pamjen e saj unike ndërsa ishte drejtuar për të darkuar jashtë në restorantin meksikan EL Compadre në Hollywood. 26 vjeçarja, këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, ka zgjedhur natyrshëm Adidas duke patur parasysh bashkëpunimin e saj me gjigandin e sportit që nga viti 2014.
Edhe pse veshja e Ritës mund të dukej e papërshtatshme për rastin, këngëtarja mahnitëse ka shmangur normat standarte të veshjes duke favorizuar në këtë mënyrë stilin e saj unik. Përveç atleteve dhe kostumit nën logon Adidas, modeli i ri i flokëve ishte padyshim ai që e vuri Ritën në qendër të vëmendjes duke i shtuar sharmin paraqitjes së saj tepër e guximshme.
Ylli dukej mahnitëse me një palë syze në stil aviatori që i jepnin një pamje Retro dhe një shikim të mprehtë. Javën e kaluar ajo lançoi koleksionin e 13-të të Adidas në emrin e saj dhe ndryshe nga disa personazhe të famshëm të kthyer në dizenjues, Rita si një fanse e modës, nuk veproi thjesht duke vënë emrin e saj mbi markën e njohur dhe kaq. Këngëtarja, që është e njohur edhe për zgjedhjet interesante në tapetin e kuq dhe eksperimentimin me stilin e rrugës, këmbëngul që i është dedikuar plotësisht proçesit të stilimit.