Kjo po që nuk zgjati shumë...
Pas vetëm një sezoni si moderatore e emisionit “America’s Top Model”, Rita Ora ka vendosur që ta mbyllë këtë eksperiencë. Pavarësisht lavdërimeve të shumta që ka marrë nga paraardhësja dhe tashmë gjithashtu pasardhësja e saj Tyra Banks, interesat e artistes me origjinë shqiptare kanë shkuar në një tjetër drejtim. Ndërsa i është drejtuar Londrës me të dashurin e saj të ri Nick Grimshaë, mësohet se bukuroshja 26 vjeçare do t’i përkushtohet muzikës për të nxjerrë këngë të reja. Kujtojmë se Rita mori detyrat e moderimit në sezonin e 23-të të spektaklit të talenteve pasi ANTM ndryshoi rrjetin e kanaleve ku transmetohej, nga The CW në VH1.