INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora çlirohet nga Roc Nation, zbulon hapin e radhës

Rita Ora çlirohet nga Roc Nation, zbulon hapin e radhës

Publikuar më: 10:35 08-06-2016

Kur një yll si Rita Ora është në treg, askush nuk e lë që të shpëtojë për shumë gjatë.

Shumë pak pasi u nda zyrtarisht me Roc Nation, këngëtarja me origjinë shqiptare është gati që të nënshkruajë një kontratë të re. Ishte vetë bukuroshja 25 vjeçare ajo që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet Snapchatit të saj. Ajo postoi një foto të dokumentave të rinj me përshkrimin e thjeshtë “Koha e Kontratës”. Nuk duhet ende se cila do të jetë shtëpia e saj e re diskografike, por me firmën që tashmë është hedhur, duket se nuk do të vonojë shumë edhe ky lajm. Kujtojmë se ajo ka qëndruar për një kohë të gjatë në luftë gjyqësore me Roc Nation, pasi këta të fundit u ankuan për të. Sipas kompanisë së Jay Z, Rita prishi klauzolat e kontratës pasi ishte rënë dakort që të nxirrte 5 albume, ndërsa ajo publikoi vetëm atë të vitit 2008. Vetë ylli i hitit “I Will Never Let You Down” tha se e gjitha kjo ndodhi për faj të ndryshimit në drejtim që mori Roc Nation, ndryshim i cili nuk përputhej me pikëpamjet e saj artistike. Por edhe ky ngërç më në fund u zgjidh, me bukurinë e 2.4 milionë dollarëve në mes.

Article Logic
Execution time: 0.0039501190185547