Rita Ora ka nisur turin e saj, kësaj radhe nëpër Evropë dhe sigurisht fansat kanë qenë aty për ta ndjekur atë.
Shteti i radhës ishte Norvegjia për të mirëpritur “Phoenix”, dhe më specifikisht kryeqyteti Oslo.
E gjatë koncertit në Oslo, Rita shihet në një moment, kur ishte duke performuar këngën ‘New Look’ nga albumi më i fundit, ajo ka ngritur duart lart, duke bërë shqiponjën.
Ky veprim i saj duket se ka ekzaltuar turmën, e cila në përbërje mund të ketë pasur shumë shqiptarë, që siç dihet kanë emigruar në shtetet skandinave.