Calvin Harris pas ndarjes nga Taylor Swift, fshiu të gjithë fotot me të në rrjetet sociale, madje edhe i bëri “unfollow”. Mirëpo Dj i njohur u pendua nga ky veprim, dhe i bërë përsëri "follow" këngëtares. Nëse menduat se Calvin është akoma i dashuruar me Taylor, ndoshta e keni gabim, sepse ylli i “This is What You Came For”, vetëm disa orë pasi ai ndoqi Taylor Swift, ka filluar të ndjekë edhe Rita Ora, një tjetër ish, e cila sigurisht që bëri të njejtën gjë. A nuk janë gjërat miqësore sot në botën e Showbizz? Calvin dhe Rita Ora nuk janë takuar që prej ndarjes së tyre në vitin 2014, por duket se përsëri kanë një marrëdhënie të mirë.