INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora dhe e motra përjetojnë tmerrin, përfundojnë në Gjykatë [FOTO]

Rita Ora dhe e motra përjetojnë tmerrin, përfundojnë në Gjykatë [FOTO]

Publikuar më: 15:40 22-06-2016

Rita Ora ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e saj dhe për të flet shumë edhe nëpër intervistat që realizon.

Ato të dyja janë pothuajse të pandara ndaj dhe i sheh tek shoqërohen shpesh bashkë. Por së fundmi duket se gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë për dy motrat Ora.  Elena është detyruar që të dëshmojë në Gjykatë pasi pretendon se asaj dhe Ritës u janë vjedhur sende të vlefshme me vlerën e 200.000 mijë dollarëve. Elena së bashku me motrën e saj kanë qenë duke fjetur së bashku në dhomë në katin lart të shtëpisë kur dy persona  kanë thyer shtëpinë në sulmin e planifikuar. Për fat të mirë është arritur që të identifikohet hajduti. Ai është Charaf Elmoudden, hajdut i  stolive të çmuara, Iphonëve, kompjuterëve dhe çantave të cilat janë marrë nga dhoma e këngëtares.

Elena në dëshminë e saj ka thënë se kur  është zgjuar në orën 5.50, ka parë një njeri në dhomën e saj. Më pas ka treguar se  personi i maskuar  i cili ishte futur në shtëpi, e kishte parë atë ngultas në sy për ta shpërqëndruar.  Këtë e ka thënë në Harrow Crown, Gjykatë kjo në Hailshan Drive në Londër e cila merret me trajtimin e rasteve kriminale. “Në një moment mendova se ai nuk ishte shumë larg meje sepse  kishte qenë duke më shikuar  teksa flija.

 E përshëndeta  dhe isha shumë konfuze, pastaj ai më pa mua”, tha ajo. “Më pas  u mendova..U kujtova se nuk e njihja, nuk mund ta identifikoja, dhe ai ishte një i huaj. Kam dashur të bërtas “O Zot”, por nuk më dilte zëri nga frika”, ka shtuar më tej Elena e trembur. Sipas Prokurorsë, grabitësit kishin vënë në shënjestër pikërisht atë adresë sepse e dinin se Rita jetonte atje dhe se ishin në dijeni të sendeve me vlerë të çmuar që këngëtraja posedon. Seanca për këtë çështje do të vazhdojë.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377