Rita Ora nuk ka mundur të jetë prezente në koncertin e Chris Brown në Shqipëri, por është ndodhur fare pranë Shqipërisë, me daljet që po bën në krah të Lewis Hamilton.
Historia që u duk se ishte thjesht një “lajthitje” e momentit, duket se po merr tani përmasa të tjera. Çifti Ora – Hamilton, janë parë sërish në Ulqin më të shpenguar se kurrë dhe mjaft intimë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ylli i Formula 1, tashmë ish-i i Nicole Scerzinger, duket se është mjaftueshëm i përfshirë me këngëtaren shqiptare sa për ta quajtur një lidhje atë mes tyre. Fakti i mbërritjes së të dyve me avion privat në Mal të Zi, afeksioni që shfaqin në publik, darkat me njëri-tjetrin nëpër rerstorante dhe zemrat që shoqërojnë videot e Rita Orës në Snapchat nga ndeshjet e Hamilton, nuk të lënë të mendosh të kundërtën. Nis kështu një periudhë e re në jetën private të Rita Orës….