Këngëtarja shqiptare me famë botërore, shkëlqeu mbrëmjen e kaluar në Bambi Awards në Berlin.
Ashtu siç triumfoi me prezantimin e bërë në “MTV EMA-s”, këngëtarja bëri koka të kthehen edhe në Berlin. E veshur me një fustan të gjatë, të ndërthurur mjaft bukur me pupla ajo jepte pamje përrallore.
26 vjeçarja u vlerësua poztivisht edhe me paraqitjen që bëri në MTV EMA-s ku u ndërrua plot 13 herë me 13 veshje të ndryshme.