Është një ndër këngëtaret më të njohura në mbarë botën dhe është krenari për Shqipërinë dhe Kosovën.
Por duket se Rita Ora muaj më parë e kishte pranuar se kishte disa probleme shëndetësore, saktësisht me frymëmarrjen.
Artistja e mirënohur pavarësisht këtyre komplikimeve, asnjëherë nuk është dorëzuar por ka vazhduar me koncerte.
Së fundi, këngëtarja po mban turneun e koncerteve në Azi, ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që është duke udhëtuar për në Singapor.
Në një foto që e postoi në Instagram, Rita shihet me maskë mbrojtëse, e që të bën të kuptosh se ajo ende po përballet me problemet me frymëmarrjen.