Rita Ora po shijon pushimet së fundmi në ishullin ekzotik të Ibizas dhe sigurisht që këngëtarja nuk ka nguruar të ekspozojë asetet e saj më të vlefshme.
Mirëpo, shihet se Rita ka një stil disi të veçantë kur vjen puna tek rrobat e banjos, duke i zgjedhur ato tepër të vogla për masat e saj trupore.
Sigurisht nuk ka munguar reagimi I nënës së Ritës, Vera e cila ka postuar një foto të së bijës të kapur nga paparaci dhe ka bërë një reagim epik për rrobabanjot e saj.
"Rita Ora dukesh për mrekulli, vetëm të lutem më lejo të vij me ty për të blerë rrobabanjo herën tjetër, që të sigurohem se po merr masën e duhur”, ka shkruar Vera Ora.