Rita Ora është një ndër shqiptarët e para, të cilat morën famë botërore edhe të shumtë janë ndjekësit e saj, të cilet rritën dita-ditës. Rita Ora tashmë është një ‘BRAND’ edhe jo vetëm një këngëtare e zakonshme, ajo tashmë është e rritur edhe nuk ka mendjen e një adoleshenteje. Çdo hap i saj është i llogaritur mirë edhe pse me çiltersinë e saj të bën të kuptosh të kundërtën. Rita ditën e sotme ka bërë 27 vjeç dhe ta mendosh nuk duket fare për këtë moshë. Edhe vete ajo tregon se ndihet mirë me moshën e saj dhe nuk ka komplekse pse ta fshehi, shkruan intv.al. Ndyshe nga personazhe VIP ajo dhe familja e saj janë shumë të lidhur me njeri-tjetrin edhe pse ka shumë angazhime. Ketë herë ajo ka marrë një urim shumë të veçantë nga nëna e saj e cila shprehet shumë krenare për vajzën e saj si dhe në fund e mbyll urimin duke e quajtur “ZOG”. Rita gjithashtu ka marrë urime në rrjete sociale edhe nga familjarët e tjerë, babi i saj si dhe motra, Elena./intv.al/