Koncerti i mbajtur nga Rita Ora në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, është komentuar thuajse nga të gjitha mediat botërore, të cilat kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare.
Daily Mail, një prej tabloideve që ka pasqyruar vizitën e këngëtares shqiptare ditën e djeshme në Prishtinë, ka bërë një gafë duke thënë se “Rita Ora feston 10-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”.
Me siguri ka qenë një veprim i paqëllimtë sepse më pas artikulli vijon me takimin e Rita Orës me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe më pas në një artikull të dytë flet për koncertin madhështorë që u mbajt mbrëmë në Prishtinë me të ftuar special këngëtaren me famë botërore, Rita Ora.
“Ajo u kthye në vendin e saj të origjinës në Kosovë për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë nga Serbia. Rita Ora nuk i zhgënjeu fansat e saj kosovarë kur mbajti një koncert të mrekullueshëm në Prishtinë”, shkruan “Daily Mail”.