Rita Ora në ditët e sotme njihet për karierrën e saj muzikore dhe famën, e cila ka arritur në të gjithë globin.
Por, duket se fillimet e këngëtares shqiptare nga Kosova kanë qenë mjaft të thjeshta. Duke bërë një intervistë me fansat në rrjetin social ‘’Twitter’’. këngëtarja u pyet se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj në moshën 16-vjeçare kur ishte shitëse në një dyqan atletesh. Plot pasion Rita i përgjigjet:
“Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”, – është shprehur Rita.