INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora me lot në sy: Kam vuajtur nga racizmi!

Rita Ora me lot në sy: Kam vuajtur nga racizmi!

Publikuar më: 13:52 10-03-2016

Rita Ora kthen kokën pas, 20 vjet më parë.

Këngëtarja e talentuar ka folur hapur për racizmin dhe indiferencën që ajo dhe familja e saj nga Kosova kanë përjetuar në kohën kur kanë emigruar në Londër. Ishte viti 1992, kur  artistja 25 vjeçare edhe pse ende një vajzë e vogël, mund të kuptonte shumë mirë periudhën e vështirë të luftës që po ndodhte në Kosovë dhe çfarë vështirësish po kalonte familja e saj. Ajo ishte pjesëmarrëse e eventit We Day UK të mbajtur në stadiumin Wembley në Londër, ku foli gati e përlotur për jetën e saj prej emigranteje dhe krizën që po kalojnë emigrantët Sirianë në këto momente.
"Kam lindur në Kosovë dhe kur isha 1 vjeç, familja ime duhej të largohej nga vendi. Fjala refugjat përmban shumë paragjykime dhe askush nuk ndihet rehat kur ata udhëtojnë në vende të tjera", u shpreh Rita, "Disa njerëz janë kundër tyre duke i paragjykuar dhe injoruar, shtoi ajo duke kujtuar kohën kur familja e saj kishte përjetuar të njëjtn gjë. Kjo është mundësia e vetme që ne të tregohemi njerzorë duke i ndihmuar ata dhe duke lënë pas racizmin po ashtu dhe frikën ndaj fesë muslimane” mbyll deklaratën e saj, vlerësuesja e X Factor UK. 

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096