INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora flet SHQIP dhe u jep një mesazh shqiptarëve: 'Shpresoj që të vij ...'

Rita Ora flet SHQIP dhe u jep një mesazh shqiptarëve: 'Shpresoj që të vij ...'

Publikuar më: 13:32 13-02-2021

Rita Ora i mahniti të gjithë me projektin e ri ku u shfaq e veshur me kostum tradicional shqiptar. Projekti erdhi në bashkëpunim me David Guetta dhe Imanbek.

Së fundmi një intervistë për "Prive", Rita tregoi se ishte ideja e saj për të treguar prejardhjen me këtë mini-album.

“Fillimisht kur më erdhi ideja për të bërë mini-albumin doja të kisha një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të përfaqësuar prejardhjen time, gjë që gjithmonë e kam bërë me artin tim. Personi i vetëm që kisha në mendje ishte Valdrini, sepse i dua dizajnet e tij. Ai është aq i mirë në atë që bën dhe ai mori aq bukur gjithë esencën e kostumeve tradicionale, gjë që ishte perfekte për mua. Jam shumë falenderuese për ndihmën dhe që e bëri vizionin tonë të jetësohet”, tha Rita.

 

Rita zbuloi se gjatë këtij viti do jetë aktive dhe do publikojë disa këngë të reja.

Në fund ajo dha edhe një mesazh në shqip duke uruar shqiptarët e Kosovës me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

“Hej Kosovë, urime Pavarësia! Të dua shumë, shumë! Shpresoj që të vij shumë shpejt për të bërë një koncert me dashuri për ju. Më mungoni, shumë dashuri për të gjithë”, tha Rita.

Article Logic
Execution time: 0.0020890235900879