Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur të bëjë disa ndryshime në jetën e saj.
Ajo ka zgjedhur të ndryshojë numrin e telefonit që mbante për një kohë shumë të gjatë.
Mediat e huaja kanë raportuar se ky vendim i Ritës ka ardhur pasi ish-ët e saj si Calvin Harris, Rob Kardashian apo Tyrone Wood e kanë shqetësuar me mesazhe në periudha të ndryshme.
‘E mora këtë vendim që më frikësoi, por e bëra gjithsesi.
Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund e ndryshova.
Por ndihem mirë me të vërtetë, sikur kam një pastrim të madh. Është e çuditshme, por e bëra”, ka thënë Rita Ora.