“Mëngjesi i kampionëve”!
Mbrëmjen e së mërkurës bukuroshja me origjinë shqiptare ishte në radhën e yjeve që ndoqën spektaklin më të madh të muzikës britanike, Brit Awards. Dhe duket se ka festuar deri vonë, aq sa ka mbërritur një gjysëm ore me vonëse në emisionin radiofonik të mëngjesit në Radio 1 ku ishte e ftuar. Por, jo vetëm që nuk e kritikoi njeri, por edhe e mbajtën me të mira pasi pavarësisht angazhimeve të një nate më parë, ajo përsëri nuk e anulloi intervistën. Artisti Stormzy dhe moderatori Nick Gramshaw porositën një mal me pica për të “përkëdhelur” këngëtaren 25 vjeçare, pica të cilat i kanë ngrënë në mënyrën më popullore të mundshme. I kanë shtruar përtokë dhe janë shtrirë edhe vetë duke i konsumuar. Rita Ora e quajti “mëngjes kampionësh”, por nuk e dimë nëse e kishte për sasinë apo mënyrën si u ushqyen.