IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Rita Ora harron Kosovën

Rita Ora harron Kosovën

Publikuar më: 19:10 17-02-2016

Në një ditë të shënuar si kjo e sotmja, ku Kosova feston 8 vjetorin e pavarësisë, të gjithë “kanë qëndruar në radhë” për të dhënë urimet e tyre.

Madje më parë gjatë ditës së sotme kemi thënë se si askush nuk mund të heshttë sot. E megjithatë duket se jemi gabuar. Ka heshtur Rita Ora, të paktën deri tani, urimi i së cilës për pavarësinë e vendit të saj të origjinës nuk është bërë ende i gjallë. Pikërisht ajo, e cila është shpallur vitin e kaluar si ambasadore kulturore e Kosovës nga zonja Presidente, Atifete Jahjaga. As në Instagram dhe as në Facebook. Ndoshta jemi ne që ende nuk e kemi gjetur apo na ka shpëtuar dhe do ishim të lumtur që dikush të na përgënjeshtronte në këtë pikë

E ndërkohë që Rita ka harruar, urimi i Dua Lipas ka ardhur që herët në mëngjes, e cila gjithashtu ka shprehur edhe dashurinë për vendin e saj të origjinës, krahas videos së mëposhtme.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008