Ndërkohë që eventi i shumëpritur, ai i çmimeve Oscar, do edhe pak orë të fillojë, të gjithë personazhet e njohur nuk kanë rreshtur së postuari momente speciale dhe suportin e tyre për të kandiduarit.
E njëjta gjë vlen edhe për filmin shqiptar “Shok”, ku shumë prej artistëve shqiptarë kanë shprehur mbështetjen e tyre si brenda dhe jashtë vendin. Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte Rita Ora. Këngëtarja 25-vjeçare postoi në Instagramin e sja një foto të performancës së saj para një viti në çmimet Oscar, duke falenderuar edhe tekstshkruesen e këngës. Pasi harron të urojë pavarësinë e Kosovës, mesa duke ajo ka harruar të shprehë edhe urimet e saj për filmin i cili ka lidhje me vendlindjen e saj. E si një ambasadore e atij vendi, do të ishte më e pakta që mund të bënte. Megjithatë, një tjetër ambasadore e Shqipërisë, si Eliza Dushku, e çeli atmosferën duke postuar në Instagramin e saj një foto ku shihen me qindra duar me simbolin e Shqiponjës. Hmmm e vetmja pyetje që na vjen ndërmend është: “A është akoma Rita Ora ambasadore nderi e Kosovës?”.