E ndërsa gjyqi i saj me shtëpinë diskografike Roc Nation është gati të nisë, Rita Ora ka gjetur kohë për t'u zhveshur sërish.
Artistja me origjinë shqiptare e cila në fillimet e saj u prezantua si modele, ka realizuar së fundmi një tjetër set fotografik provokues, këtë herë për revistën "LOVE". Në disa foto të publikuara nga DailyMail shohim këngëtaren teksa pozon përpara kamerës e veshur vetëm me një palë të brendshme të zeza lëkure. Eshtë për të ardhur çudi se si Rita Ora po e merr me kaq qetësi padinë e Jay Z, i cili e ka kërcënuar se do t'i marrë asaj mbrapsht plot 2.4 milionë dollarë, sipas tij të investuara dëm. Mos ndoshta ka ardhur koha që Rita Ora t'i përvishet punës në muzikë, dhe t'i lërë për ca kohë zhveshjet?!