Sukseset e saj vazhdojnë të jenë të njëpasnjëshme.
Pas rikthimit në muzikë, Rita Ora po kthehet në këngëtaren më të kërkuar jo vetëm nëpër koncerte. Këngëtarja nuk di të ndalet. Pas suksesit si imazh i linjave “Tezenis” dhe “Adidas” së fundmi ka dhënë lajmin e madh që sapo ka nënshrkuar kontratën me partneritetin me gjigandin “Samsung”. Këtë Rita e ka treguar nëpërmjet një postimi të bërë në Instagramin e saj.
“Çkemi njerëz! Jam shumë e lumtur të lajmëroj që tani jam në partneritet me brendin e njohur “Samsung”. Aventura sapo ka filluar”, shkruan ajo.