Rita Ora kohët e fundit është përfshirë në shumë biznese. Përveç se një këngëtare e talentuar, ajo tashmë është prezantuese, modele, imazhi i disa brandeve, aktore, dhe është e lehtë të harrosh se kanë kaluar 4 vjet që nga publikimi i albumit të saj të parë dhe të vetëm.
Për fat të keq, albumi i saj i dytë nuk u përfundua për shkak të problemeve me kompaninë “Rock Nation” e drejtuar nga Jay Z, kompani e cia e gjobiti me 2.4 milionë dollarë Ritën për shkeljen e kontratës. Mirëpo këngëtarja i ka lënë pas këto probleme dhe ka nënshkruar kontratë me “Warner Music”.
Pasi është parë shpesh duke dalë herët në mëngjes nga studio muzikore, këngëtarja shqiptare ka konfirmuar se pas premierës së “50 Shades of Grey” ajo do të nisë krijimin e këngëve të reja. Rita është shprehur shumë e lumtur që do t’i rikthehet profesionit të saj dhe me padurim pret të publikojë muzikë të re për miqtë dhe fansat.
Tashmë çdo gjë po merr zgjidhje dhe shumë shpejt Rita do t’i rikthehet muzikës me anë të një albumi të ri, i cili do të realizohet në Londër, siç bën me dije këngëtarja 25 vjeçare.