INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora kalon natën në hotel me një aktor Hollywood-i

Rita Ora kalon natën në hotel me një aktor Hollywood-i

Publikuar më: 11:07 04-02-2016

Sa vjen e shtohet lista e meshkujve përkrah Rita Ora-s.

Emri i fundit është ai i Gerard Butler, me të cilin thuhet se këngëtarja mund të ketë nisur një romancë. Të paktën kështu raporton një burim për Us Weekly, i cili ka treguar se Rita dhe aktori hollivudian kanë kaluar bashkë në intimitet mbrëmjen e 17 janarit në një nga hotelet me katër yje të Los Angeles-it. Ora, e cila momentalisht është në gjyq për mospërmbushjen e kontratës së saj muzikore me shtëpinë diskografike Roc Nation të Jay Z, ka pasur më parë lidhje me Travis Barker, Ricky Hilfiger si dhe producentin Calvin Harris. Megjithatë duhet theksuar se pavarësisht origjinës shqiptare, Rita Ora ka vërtetuar me kohë se nuk vuan nga komplekset, përkundrazi. Dhe shembull konkret për këtë është padyshim seti më i fundit fotografik topless i realizuar për revistën franceze "Lui"!

Article Logic
Execution time: 0.0022671222686768