INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora kujton AVICII-n e ndjerë në mes të Tiranës, bën deklaratën që na bëri krenarë të gjithë SHQIPTARËVE, e dëgjuat? [VIDEO]

Rita Ora kujton AVICII-n e ndjerë në mes të Tiranës, bën deklaratën që na bëri krenarë të gjithë SHQIPTARËVE, e dëgjuat? [VIDEO]

Publikuar më: 21:12 03-06-2018

Koncerti “Ora e Super Muzikës” ka sjellë për shqiptarët këngëtaren me famë botërore, Rita Ora. Koncerti ka nisur në orën 20:00, teksa është hapur nga artistja e re nga Kosova, Kida. Të pranishëm për të parë koncertin janë me mijëra shqiptarë, të cilët kanë dalë sheshin “Skënderbej”, shesh në të cilin është ngjitur në skenë Rita Ora duke performuar hitet e saj.

Në një moment pushimi mes performancave, Ora është ndalur për t’i falënderuar gjithë ata njerëz që ishin aty për të.

“Faleminderit që jeni këtu. Unë jam në Shqipëri”, dhe siç e shikoni flokët e mia janë të kuqe”, ka thënë Rita Ora, duke iu referuar ndryshimit në pamje që ka bërë, teksa ka lyer flokët me ngjyrën e flamurit.

Më pas këngëtarja shqiptare ka kënduar këngën “Lonely Together”, bashkëpunim ky që është realizuar me DJ që u nda nga jeta para pak javësh. Ajo u kërkoi ndjekësve të brohorasin për AVICII-in.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658