Britanikja “The Sun” i kushtoi një artikull të veçantë Brooklyn Beckham dhe mënyrës se si familja e tij i kishte ndaluar në mënyrë kategorike të flirtonte dhe dilte me këngëtaren nga Kosova, Rita Ora.
Arsyeja ishte se këngëtarja shqiptare pati dhe një histori me Dave Gardner, një mik i familjes Beckham që acaroi më shumë babain David dhe e mbajti larg Ritës të birin.
Pas këtij lajmi të bujshëm, mesa duket Brooklyn ka hedhur pas krahëve këtë “plagë” dhe është fotografuar duke shkëmbyer disa puthje e përqafime me të dashurën e re Hana Corss.
Pasi i treguan të gjithëve se sa të dashuruar janë, ata u ulën në një restorant që gatuhet sushi për të ngrënë drekë.