Ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, këngëtarja me famë botërore Rita Ora.
Vëmendja te vizita e saj në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë ka qenë e madhe, sapo ka shkelur në tokën shqiptare.
Megjithatë, Rita ka manovruar dhe ka preferuar të shmangë komunikimin me mediat, duke kaluar menjëherë nga eroporti në zonën VIP, zonë e cila ishte ndaluar për mediat.
Rita Ora është e ftuara speciale në këtë jubile dhe pritet të performojë sonte në orën 22.00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.