Rita Ora, në albumin e radhës i cili nuk do të vonojë, do t`iu flasë të gjithë ish dashnorëve të saj.
Rita Ora, shqiptarja e njohur për muzikën e saj pop, gjatë jetës ka takuar emrat si Rob Kardashian, Calvin Harris e James Arthur, dhe lista e të dashurve të saj nuk është e zakonshme, shkruan The Sun.
Për The Sun, 26 vjeçarja ka treguar se në mesin e inspirimeve për albumin e saj janë edhe ndodhitë me ish të dashurit e saj.
“Meshkujt me të cilët jam takuar më parë, dashuritë e mia, secila është një inspirim i vogël për këngët e mia. Edhe pse muzika për mua gjithmonë ka qenë më domethënëse sesa çdo i dashur” ka treguar Rita për The Sun.
Kur Rita u nda nga Rob Kardashian, ai e akuzoi atë se e ka tradhtuar me rreth 20-të meshkuj. Përvojat e Ritës në dashuri janë të ndryshme dhe një pjesë e tyre janë të njohura për publikun.