Pavarësisht sukseseve dhe arritjeve ndërkombëtare, Rita Ora nuk e harron vendlindjen. Këngëtarja edhe ka kënduar në vendin e saj, me koncerte ku janë mbledhur qindra dhe mijëra ndjekës. Por këtë herë është afruar edhe më shumë me vendin e saj.
Ajo ka investuar edhe në Kosovë ku ka blerë një shtëpi së bashku me familjen.
Këtë e bëri të ditur vetë babai i Ritës, Besniku i cili me anë të një postimi të publikuar në Instagram konfirmoi blerjen e shtëpisë.
“Kosovë, shtëpia, i emocionuar për shtëpinë e re në vendin tonë, Prishtinë, Kosovë, Nik Ora, Vera Ora, Elena Ora, Rita Ora, Don Ora”, ka shkruar ai teksa shihet të jenë tejet të emocionuar.