INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora me deklaratë befasuese: ''E lumtur që kam jetuar në kohën kur rrjetet sociale nuk ekzistonin''

Rita Ora me deklaratë befasuese: ''E lumtur që kam jetuar në kohën kur rrjetet sociale nuk ekzistonin''

Publikuar më: 19:15 06-09-2019

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të famshme në botë. Së fundmi ajo ka pranuar se jeta e vëzhguar nga syri i publikut dhe nën ndikimin e komenteve dhe mendimeve në rrjete sociale mund të jetë tepër e vështirë.

Gjatë lancimit të një linje të re këpucësh në Berlin, Rita ka folur po ashtu dhe për periudhën e jetës para kohës së Instagramit. Ndonëse tani këngëtarja është e lumtur që është një idhull për shumicën e fansave të saj, ajo ndihet mirë që mban mend se si është jeta pa rrjete sociale.

Ajo ka pranuar se duhet t’i kujtojë vetes që Instagrami nuk është jeta e vërtetë, në mënyrë që t’i marrë me sportivitet të gjitha komentet negative që mund t’i shkruajnë. Po ashtu Rita është shprehur se kur je i rrethuar nga njerëz që të duan të mirën dhe kur je i fortë, atëherë je në gjendje t’i ndash të dy botët.

‘Mendoj se bota ka ndryshuar përgjithmonë tani dhe jam me fat që kam jetuar dhe në një periudhë ku rrjetet sociale nuk kanë ekzistuar, dhe më vjen keq që fëmijët e sotëm nuk e njohin një pjesë të tillë.”-është shprehur mes të tjerash Rita. ‘Ndonjëherë thjesht duhet të ecësh me kohën dhe të kuptosh që nuk është jeta e vërtetë dhe duhet të mbash mend t’i ndash të dyja. Unë të paktën kështu e shoh.”-ka shtuar ajo.

Rita po ashtu ka folur për fëmijërinë dhe është shprehur: “Gjatë rritjes më ka frymëzuar mami im, gjithmonë më ka bërë të ndihem e sigurt. Ajo gjithmonë më ka thënë që mund të jem çfarë të dua, dhe une e pyesja nëse mendonte se unë mund të bëhesha një Pop Star. Po, më thoshte ajo.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0031070709228516