I ka vendosur qëllim vetes të jetë në qendër të vëmemdjes për mirë a për keq, dhe po ia del.
Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk është mjaftuar me fotot e publikuara para pak ditësh teksa dilte e dehur nga një club, dhe i ka dhuruar mediave të tjera fotografi "interesante" për t'u komentuar. Më konkretisht bëhet fjalë për veshjen me të cilën Rita Ora ka zgjedhur të paraqitet në inagurimin e një clubi nate në Kaliforni. Pizhama! Kështu është komentuar jumpsuit-i i këngëtares, të cilin duhet thënë se materiali prej sateni nuk e ka ndihmuar aspak. Në foto Rita Ora ka pozuar përkrah modeles së njohur Emily Ratajkowski, që ndryshe nga artistja i kishte kushtuar më shumë rëndësi paraqitjes së saj!