INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora: Ndarjet më frymëzuan për albumin e ri

Rita Ora: Ndarjet më frymëzuan për albumin e ri

Publikuar më: 13:26 06-03-2016

Dashuritë e saj të vjetra i kanë thyer zemrën. 

 Kështu këngëtarja 25-vjeçare pohoi se albumi i saj i ri është frymëzuar nga ndarja me producentin dhe DJ, Calvin Harris si dhe Ricky Hilfiger. Lidhja e saj me Harris ka qënë lidhja më e rëndësishme në jetën e saj. Pas ndarjes së tyre pas gati një viti bashkë, Rita është shprehur shpeshherë se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Ishte viti 2014 kur u bë e ditur ndarja e tyre në kohën kur të dy po punonin për albumin e saj të dytë.
Ricky Hilfiger, djali i stilistit të famshëm Tommy Hilfiger, ishte gjithashtu një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj, edhe pse lidhja e tyre zgjati vetëm 12 muaj.
Në një intervistë të fundit, e pyetur nëse lidhjet e saj e kishin influencuar për albumin e ri, ajo u shpreh: "Sigurisht, dy këngë i janë dedikuar pikërisht Harris. Puna është se në fillim isha shumë e inatosur, e urreja urreja, urreja atë person. Më pas thashë me vetë, qetësohu...". Hitbërësja e "Body On Me" shtoi gjithashtu se në këtë album ka një paradoks ndjenjash si urrejtje, gëzim, trishtim, çdo gjë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.004284143447876