Bukuroshja me origjinë shqiptare, e njohur për pamjen e saj që nuk zhgënjen kurrë duket se ka vendosur të bëjë disa ndryshime.
Rita Ora debutoi një model flokësh shumë më të errët se zakonisht në emisionin e ditës së djeshme, ku ishte e ftuar për prezantuesin e njohur Jimmy Fallon. Artistja 25 vjeçare duket se ka gjetur veten edhe në këtë model të ri, me flokët pak më të errëta tek rrënjët dhe deri më të hapura tek majat. Ky është një ndryshim i dukshëm duke krahasuar me flokët e saj zakonisht shumë më bjonde, me të verdhë më të hapur. Por duket se nuk ka fare rëndësi modeli apo ngjyra, Rita është gjithmonë e destinuar të shkëlqejë dhe t’i bëjë të tjerët të flasin për të.