INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora ndryshon look për...Britney Spears! [FOTO]

Rita Ora ndryshon look për...Britney Spears! [FOTO]

Publikuar më: 09:15 28-09-2016

Në film thjesht ndryshonte look-un, tashmë Rita Ora po kthehet në një kameleon të vërtetë të muzikës pop.

Dhe me këto hapa, shumë shpejt po i afrohet nivelit të divës së muzikës Madonna. Bukuroshja me origjinë shqiptare ndryshoi amjen e saj edhe një herë tjetër në mbrëmjen e së martës, por këtë herë e bëri për një rast të vecantë. Destinacioni i saj ishte koncerti i ish princeshës së pop, Britney Sears në qytetin e Londrës. Me flokë shumë më të shkurtra se zakonisht, dhe paksa më kacurrëla, Rita duket se gjeti një tjetër model fitues, megjithëse e ka vërtetuar se mund të provojë ctë dojë dhe përsëri tek ajo do të duket bukur. Fustan i shkurtër dhe provokues, që rastis të jetë epiteti i preferuar i këngëtares 25 vjecare, dhe një xhaketë lëkure e zezë për t’i dhënë prekjen e fundit stilit të saj të fortë. Ylli i shumë hiteve ishte vetëm një nga emrat e mëdha që shkuan për të dëgjuar Spears në skenë si pjesë e Festivalit të Apple Music.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994