Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, në shtator të këtij viti, i dha fund marrëdhënies së saj me muzikantin e njohur Andrew Watt.
Megjithatë duket se këngëtarja shqiptare e ka kaluar shpejt periudhën e vështirë dhe ka nisur një marrëdhënie të re me aktorin e njohur, Andrew Garfield.
Sipas ‘The Sun’ këngëtarja shqiptare dhe aktori janë në hapat e parë të marrëdhënies.
‘Është me të vërtetë pak shpejt, por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po shikojnë se çfarë po ndodh. Oraret e tyre i bëjnë gjërat e vështira, por ata kanë një lidhje të vërtetë”, – ka thënë një burim për ‘The Sun’.
Mediat e huaja kanë kontaktuar njerëz të afërt të ritës dhe Andreë për të pohuar ose hedhur poshtë zërat në lidhje me lajmin.