Lajmi se Rita Ora do të këndonte në Pavarësinë e Kosovës pa asnjë pagesë, u bë kryefjala e lajmeve nëpër portale.
Por së fundmi u fol se ardhja e këngëtares shqiptare u anullua pasi qeveria e Kosovës nuk miratoi shpenzimet për 10 vjetorin e Pavarësisë.
Por ka qenë zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ai që ka zbuluar për mediat kosovare, se si qëndron e vërteta. Rita Ora do të këndojë në Kosovë dhe se gjatë ditës së sotme, do të bëhet mbledhja e ekzekutivit për të miratuar shpenzimet e kënëgatres dhe grupit të saj.