Në mbrëmjen e shumëpritur të modës, Met Gala përveç veshjeve të personazheve, kurioziteti ka qenë tepër i madh për të parë edhe përballjen e Rita Orës me Beyoncen.
Kjo pas fjalëve të përhapura së fundmi se Rita ishte “Becky with the good hair”. Edhe pse Beyonce u shfaq pa praninë e Jay Z, ka mjaftuar qëndrimi për pak minuta në shoqërinë e Rita Orës, për të hedhur poshtë të gjitha thashethemet e deritanishme që tregojnë se mes tyre ka armiqësi. Vajzat kanë bërë një selfie të cilën Rita e ka shoqëruar me hashtagun #Family dhe me një zemër. Menjwherw pasi Rita u vu në qendër të thashethemeve pwr njw konflikt mes tyre, deklaroi publikisht se nuk ishte ajo “Becky me flokët e bukura”. “Unë kurrë nuk shqetësohem për thashethemet që dalin, por dua ta bëj të qartë që ato nuk janë të vërteta. Unë kam shumë respekt për Beyoncen, kështu që le të vazhdojmë të shijojmë albumin e saj,” ka thënë Ora duke sqaruar përfundimisht këto zëra.