Temperaturat zakonisht janë të larta në Los Angeles, por Rita Ora i ka përveluar tërësisht!
Jemi mësuar me shfaqjet shumë fashion të bukuroshes me origjinë shqiptare, veçanërisht që kur është bërë moderatorja e America’s Next Top Model. Këtë herë ama e ka ngritur sërish stekën, edhe për standartet e saj. Ajo doli në Los Angeles për të takuar mikeshën e saj Sofia Richie, por gjithë vëmendjen ama e mbajti për vete. Rita zgjodhi për të veshur një fund shumë seksi, që për hir të së vërtetës i ngjante më shumë një këmishe nate. Dhe natyrisht që në një këmishë të tillë nate reçipetat nuk kanë vend, me ndryshimin e vetëm që këngëtarja 25 vjeçare u shfaq kështu në publik. Dhe veshja e saj nuk i mbuloi dot pjesët më “delikate” të gjoksit, duke ia nxjerrë tërësisht në pah. Kush nuk do donte të flinte në një dhomë me Rita Orën që ta shihte kështu çdo natë?