Vetëm pak orë pasi hajduti që u fut në shtëpinë e këngëtares Rita Ora u burgos, kjo e fundit përfundon në spital.
Autorja e hitit “Hot Right Now” përdori Twitterin dhe Snapchat-in gjatë orëve të para të mëngjesit për treguar se ishte shtruar në spital për shkak të lodhjes.
Anëtarja e jurisë së X Factor dukej e shtrirë në krevat teksa po merrte serumin pasi e kishte tepruar me orët e zgjatura në xhirime.
“Sot ishte një ditë shumë e vështirë por po e marr veten falë jush dhe ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Rita mbi foton e postua r teksa nuk harroi t’iu buzëqeshte fansave. Këngëtarja aktualisht është tepër e angazhuar pasi përveç projekteve muzikore, ka nisur punën edhe për realizmin e fushatës së re të Tezenis si imazh i saj.