Rita Ora është një ndër këngëtaret shqiptare e cila famën e saj arriti të performojë në nivele ndërkombëtare.
Rita mesa duket së fundmi është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “Anyëhere”, këngë kjo e cila është pëlqyer mjaft shumë nga të gjithë fansat e saj.
Bukuroshja shqiptare njihet për aktivitetin e saj në rrjetet sociale. Ajo pothuajse çdo ditë publikon imazhe të shumta nga eventet dhe jeta e saj e përditshme e mbushur me ngjarje të vrullshme.
Rita Ora në llogarinë e saj në Instagram ka postuar disa foto ku shfaqet tejet provokuese vetëm me rroba banje dhe me syze të markës "Balenciaga Matrix", ku për pak sa nuk i del gjoksi jashtë.
Është për tu kujtuar se Rita Ora disa ditë më parë kishte pushtuar mediet e huaja për shkak të paraqitjes së saj po ashtu me rroba banje e peshqir në kokë në eventin MTV EMA.
Duket se Rita e pëlqen shumë këtë paraqitje meqë nuk është hera e parë që e shohim të shfaqet e veshur me peshqirë banje.