Ashtu siç edhe e kishte parashikuar, karriera e Rita Orës po njeh vetëm sukses edhe këtë vit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt Hong Kong-ut ku edhe ka mbajtur koncertin e radhës. Atje është ndjerë mjaft e vlerësuar teksa ka marrë çmimin “Best International Artist Award’ (Artistja më e mirë ndërkombëtare) Të BillboardradioChina. Këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastorie.