INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora sërish topless, këtë herë në publik! [FOTO]

Rita Ora sërish topless, këtë herë në publik! [FOTO]

Publikuar më: 11:48 14-06-2016

Bukuroshja me origjinë shqiptare është planifikuar që të marrë pjesë në filmin e ri erotik “50 Shades Darker”, por duket se pjesët më të nxehta ajo i shfaq jashtë setit të xhirimit.

Rita Ora ka pozuar tërësisht topless përsëri, dhe kjo nuk është diçka e re. Por sërish ajo e ka gjetur mënyrën për të na surprizuar. Këtë herë artistja 25 vjeçare i ka nxjerrë asetet e saj në një plazh publik në vend të ambjenteve të mbyllura ku i realizon zakonisht fotot e saj. Asnjëherë e turpshme ndaj kameras, por mesa duket as ndaj njerëzve, Rita ndjehet aq rehat në trupin e saj përvëlues sa nuk e ka aspak problem ta shfaqë atë për kënaqësinë e të gjithëve. Nuk e vëmë në dyshim që ajo përsëri do zhvishet, por jemi kuriozë si do ia bëjë që të na habisë herën tjetër. Se që do na lerë pa fjalë...kjo është pak por e sigurtë!

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268