Rita Ora është vënë shpesh në qendër të vëmëndjes jo vetëm për projektet esaj muzikore apo kinematografike, por edhe për jetën personale. Rob Kardashian, Bruno Mars, Calvin Harris apo Lewis Hamilton janë vetëm disa nga emrat e njohur që kanë qenë krah këngëtares.
Por 26 vjeçarja sapo ka vënë në shënjestër mashkullin e radhës i cili është më i vogël se ajo. Ai quhet Brooklyn Beckham dhe është djali i çiftit të njohur David dhe Victoria Beckham. Thuhet se bukuroshi ka nisur të frekuentohet me këngëtaren dhe diferenca e moshës prej 8 vitesh mes tyren duket se nuk iu prish aspak punë.
Paparazzët i kanë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në një ambientet e një lokali teksa janë parë të qeshin me zë të lartë bashkë. Por pasi kanë dalë nga lokali, janë ndarë dhe ndërkohë që Brooklyn ka dalë nga dera e pasme, Rita është munduar të mbulojë fytyrën me duar dhe i ka dhënë makinës me shpejtësi për t’u larguar sa më shpejt që aty.